News
Local

Udhëzues Destinacioni Emigrimi - IOM prezanton guidat informuese për migracionin e rregullt në BE

“Shqipëria Je TI”, është fushatë ndërgjegjësuese kombëtare për migracionin e parregullt, që zhvillohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe financohet nga Bashkimi Evropian, Zyra e Migracionit e Shërbimit Federal për Punët e Brendshme të Belgjikës dhe Shërbimi i Riatdhesimit dhe Depërtimit i Holandës.

Qëllimi i kësaj fushate është forcimi i mesazheve që promovojnë mënyrat e rregullta të migracionit duke paraqitur kanalet e duhura të lëvizjes, duke siguruar informacion edhe mbi mundësitë e zhvillimit personal, profesional e ekonomik që ofron Shqipëria, tek grupet që kanë më shumë potencial për të migruar.

Ndaj, për t’i dhënë mundësi të gjithë personave të interesuar të kenë mundësi të të marrin informacion nga burime të sigurta, që do t’i ndihmojnë të ndërmarrin zgjedhje më të vetëdijshme dhe më të informuara në të ardhmen, IOM ka përgatitur Udhërrëfyesit për Vendet e Destinacionit.

Udhërrëfyesit e destinacioneve për shtetet e Bashkimit Evropian, janë përgatitur mbi bazen e nje qasjeje te krahasuar, që merr ne konsideratë qëllimin e emigrimit drejt një vendi të caktuar. Është realizuar një hartëzim i vendeve kryesore të emigrimit – duke u bazuar mbi të dhënat zyrtare të EUROSTAT – që më pas ka shërbyer për të krijuar një Udhëzues të përshtatur me nevojat e qytetarëve.    

Çdo guidë përmban informacione të detajuara të përshtatura sipas të dhënave të disponueshme nga secili shtet mbi kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe vizave, qëndrimit, migracionit për qëllime familjare, punësimi, studimi etj. Përmban informacione mbi systemin e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror, strehimin apo edhe marja e nënshtetësisë. 

Klikoni më poshtë mbi shtetin që dëshironi dhe merrni më shumë informacion.