New e-course Helps Border Guards Work Though COVID Challenges


 

Date Publish: 
Tuesday, April 13, 2021

[Albanian further below]

Sarajevo: The COVID-19 pandemic has drastically changed many aspects of migration, including human mobility, trade patterns and border management. Despite restrictions, border officials continue their work, processing travellers and detecting and assisting migrants who cross borders irregularly.

 

As more countries contemplate removing restrictions and reopening borders new measures are crucial to protect officials and migrants and enable safe and regular cross-border movement.

 

This is particularly true in the Western Balkans where the International Organization for Migration (IOM) has just launched an e-learning course on COVID-19 at Points of Entry. The five-module course is designed for officials who are in direct contact with people on the move.

 

Based on the latest guidance by the World Health Organization it will familiarize officials with the history, main symptoms, transmission, and prevention methods of COVID-19. It will further their understanding of the international legal framework guiding COVID-19 response at points of entry and key steps to detect and manage ill travellers. Finally, it will present the basics of psychological first aid and highlight the importance of protecting the rights of migrants in the context of COVID-19.

 

The course is available in English on IOM’s e-learning platform E-Campus (www.ecampus.iom.int). It will soon be translated into the main local languages of the Western Balkans.

 

“This ground-breaking new course is both timely and globally relevant”, said Renate Held, Director of IOM's Regional Office for South-Eastern Europe, Eastern Europe and Central Asia. “It will contribute to reviving cross-border mobility while preventing the spread of COVID-19 and protecting the rights of migrants. It draws on IOM’s longstanding experience in addressing migration and health security challenges at borders and provides invaluable help to our Member States”.

 

 “This course will go a long way to help protect the health of migrants, travellers and border guards”, said Hilde Hardeman, Director and Head of Service of the European Commission’s Service for Foreign Policy Instruments. “This is about protecting the health and indeed the dignity of all concerned. Observing international health regulations in border and migration management is and will remain key to this, today, and any day, also when the current pandemic will be behind us.” 

 

The online course has been developed with the support of the EU through the project entitled “Addressing COVID-19 Challenges within the Migrant and Refugee Response in the Western Balkans”.

The project, a partnership of IOM and UNHCR, responds to the challenges generated by the COVID-19 pandemic in border and migration management.

Link to the e-course: https://www.ecampus.iom.int/enrol/index.php?id=498

 

For further information please contact:

Edita Selimbegovic, Press Officer

IOM Bosnia and Herzegovina

Tel. +387 61 215 839

Email eselimbegovic@iom.int

 

****

 

Kursi i ri online ndihmon rojet kufitare në punën e tyre  pavarësisht sfidave të COVID 19

 

SarajevëPandemia COVID-19 ka ndryshuar në mënyrë thelbësore shumë aspekte të migracionit, duke përfshirë lëvizjen e njerëzve, modelet e tregtisë dhe menaxhimin e kufijve. Pavarësisht kufizimeve, punonjësit e kufirit vazhdojnë punën e tyre, duke kryer procedurat për udhëtarët dhe duke identifikuar dhe ndihmuar migrantët që kalojnë kufijtë në mënyrë të parregullt.

 

Duke qenë se shumë vende mendojnë të heqin kufizimet dhe të rihapin kufinjtë, marrja e masave të reja është thelbësore për të mbrojtur punonjësit e kufirit dhe migrantët dhe mundësuar lëvizje të sigurt dhe të rregullt ndërkufitare.

 

Kjo është veçanërisht e vërtetë në Ballkanin Perëndimor ku Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sapo ka filluar një kurs mësimi online mbi COVID-19 në Pikat e Hyrjes në Kufij. Kursi me pesë module është krijuar për punonjësit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit në lëvizje.

 

Kursi, bazuar në udhëzimet më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të informojë punonjësit mbi historikun, simptomat kryesore, transmetimin dhe metodat e parandalimit të COVID-19. Ai do të rrisë njohuritë e tyre mbi kornizën ligjore ndërkombëtare mbi përgjigjen ndaj COVID-19 në pikat e hyrjes dhe hapat kryesorë për të identifikuar dhe menaxhuar udhëtarët e sëmurë.

Në fund, kursi do të prezantojë njohuritë bazë mbi ndihmën e parë psikologjike dhe do të nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të migrantëve në kontekstin e COVID-19.

 

 

Kursi është i disponueshëm në gjuhën angleze në platformën e mësimit online të IOM-it, E-Campus (www.ecampus.iom.int). Së shpejti do të përkthehet në gjuhët kryesore kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

 

"Ky kurs inovativ është shumë i rëndësishëm në kohë dhe në nivel global”, tha Renate Held, Drejtore e Zyrës Rajonale të IOM-it për Evropën Jug-Lindore, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. “Kursi do të kontribuojë në rigjallërimin e lëvizjes ndërkufitare duke parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe mbrojtur të drejtat e migrantëve. Ai mbështetet në përvojën e gjatë të IOM-it në adresimin e migracionit dhe sfidave të sigurisë shëndetësore në kufij dhe ofron ndihmë të paçmuar për Shtetet tona Anëtare.”

 

“Ky kurs do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit të migrantëve, udhëtarëve dhe rojeve të kufirit", tha Hilde Hardeman, Drejtore dhe Shefe e Shërbimit të Shërbimit të Komisionit Evropian për Instrumentet e Politikës së Jashtme. “Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit dhe realisht dinjitetit të të gjithë grupeve të interesit. Respektimi i rregullave ndërkombëtare të shëndetit në menaxhimin e kufirit dhe migracionit është dhe do të mbetet i rëndësisshëm, sot dhe çdo ditë në vijim, edhe kur të kemi lënë pas pandeminë aktuale."

 

Kursi online është zhvilluar me mbështetjen e BE përmes projektit të titulluar "Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor."

 

Projekti, një partneritet i IOM dhe UNHCR, u përgjigjet sfidave të krijuara nga pandemia e COVID-19 në menaxhimin e kufirit dhe migracionit.

 

Linku kursit online: https://www.ecampus.iom.int/enrol/index.php?id=498

 

Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni:

Edita Selimbegovic, Oficere e Shtypit

IOM Bosnia and Herzegovina

Tel. +387 61 215 839

Email eselimbegovic@iom.int