News
Local

#makehomeabetterplace in Zvërnec, Vlora

#makehomeabetterplace in Zvërnec, Vlora

(Teksti shqip më poshtë)

Youth from the Albanian Diaspora - researchers at the Department of Architecture of the University of Florence - continue to work on the recognition, analysis and highlighting of Albania's less-known cultural assets.

Zvërnec, with its 14-th century byzantine Monastery and areas in vicinity including the marvelous lagoon of Narta) has been chosen as one of the 3 Albanian areas in the focus of work of architects from the Albanian diaspora. The unique natural conditions, the social profile and the circumstances of the development and exploitation of this coastal settlement make Zvërnec a representative model for the development of similar Albanian areas. After evaluation work, architects will develop a development guide for this village and similar areas, to be provided to local and central authorities.

Head of IOM Mission to Albania Ms. Alma Jani said that one of the key objectives of the Diaspora Engagement Programme is to support the transfer of the vast know-how of Albanian diaspora to making the home country a better place. “We at IOM Albania are glad to see the passion and dedication of the Albanian diaspora researchers graduated at the University of Florence to make Albania a better place. They set a great example and serve as a role model for their talented diaspora peers all over the world” - she continued.

#makehomeabetterplace is the slogan that accompanies the programme 'Engage the Albanian Diaspora to the Social and Economic Development of Albania' that is being implemented by the International Organization for Migration (IOM) in Albania with funding from the Italian Agency for Development Cooperation (AICS) in coordination with the State Minister for Diaspora, Ministry for Europe and Foreign Affairs, Ministry of Finance and Economy and other line ministries.

More information on the Diaspora Engagement Programme can be found here: https://albania.iom.int/diaspora

 

#makehomeabetterplace në Zvërnec, Vlorë

 

Grupi i të rinjve nga diaspora shqiptare – kërkues shkencorë në Departamentin e Arkitekturës të Universitetit të Firences - vijojnë punën për njohjen, analizimin dhe nxjerrjen në pah të pasurive të veçanta kulturore të Shqipërisë.

Zvërneci me Manastirin bizantin të shekullit të 14 së bashku me zonat afër tij, përfshirë lagunën e mrekullueshme të Nartës, është zgjedhur si një nga 3 zonat shqiptare në fokus të punës të specialistëve arkitektë nga diaspora shqiptare. Kushtet unike natyrore, profili social dhe rrethanat e zhvillimit dhe shfrytëzimit të kësaj zone bregdetare përbëjnë një model përfaqësues për zhvillimin e zonave të ngjashme shqiptare. Pas punës vlerësuese arkitektët do të hartojnë një udhëzues zhvillimi për këtë fshat dhe për zona të ngjashme që do t’u jepet autoriteve vendore e qendrore.

Drejtuesja e Minsionit të IOM në Shqipëri, Znj. Alma Jani tha se një prej objektivavë kryesorë të Programit të Angazhimit të Diasporës është mbështetja e transferimit të dijeve të gjera të diasporës për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. “Ne tek IOM Albania lumturohemi teksa shohim pasionin dhe përkushtimin e hulumtuesve nga diaspora shqiptare të diplomuar në Universitetn e Firences për t’a bërë atdheun e tyre një vend më të mirë. Ata ndërtojnë një shembull të mirë dhe shërbejnë si modele orientues për të tjerë të rinj të talentuar nga diaspora në të gjithë botën” – vijoi ajo.

#makehomeabetterplace ('t'a bëjmë shtëpinë tonë një vend më të mirë') është motoja që shoqëron programin ‘Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë’ që po zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri me financim të Agjencisë Italiane për Zhvillimin e Bashkëpunimit (AICS) në koordinim me institucionin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe ministri të tjera të linjës.

Më shumë informacion mund të gjeni këtu: https://albania.iom.int/diaspora