News
Local

IOM and AICS to continue supporting the engagement of Diaspora to the development of Albania

IOM and AICS to continue supporting the engagement of Diaspora to the development of Albania

[Teksti në shqip më poshtë]

Tirana 1 March 2019: “The International Organization for Migration – the UN Migration Agency (IOM) - and the Italian Agency for Development Cooperation (AICS) in Albania will continue to support the engagement of Albanian Diaspora to the socio-economic development of the country”. The statement was made by IOM Albania’s Head of Office, Alma Jani during the gathering of diaspora engagement stakeholders at the auspices of Albania’s second Diaspora Summit held in Tirana.

It was exactly one year ago when IOM and AICS announced the launch of the Programme ‘Engage Albanian Diaspora to the Social and Economic Development of Albania’. The Programme pledged to support Government of Albania to implement a comprehensive approach towards diaspora engagement, mainly focused on Albanian diaspora in Italy, counting nearly 500 thousand Albanians.

Mrs. Jani said that the Programme has now reached an important milestone: “We are glad to see that our Diaspora Engagement programme translated into tangible results: We have provided substantial support to the successful establishment of the National Agency for Diaspora and the Albanian Diaspora Development Fund and soon we will have an innovative engagement platform ‘Connect Albania’ to support diaspora’s involvement as a development agent” she noted. Additionally, Mrs. Jani said that IOM international and local experts are supporting the State Minister for Diaspora and the institutional diaspora engagement stakeholders on the revision of the Albania’s National Strategy for Diaspora.

Director of AICS Tirana, Nino Merola also praised the achievements of the programme, mentioning other important elements that the programme addresses: Mapping and Profiling of Albanian Diaspora and the Fellowship mechanisms. On the later, Mr. Merola noted: “Under the fellowships mechanisms of the program there is also a new approach for territorial development” and emphasized the programme intervention to supporting the 100 villages project launched by the Government of Albania. “We are optimistic that the support provided will bring significant impact on communities and will endorse sustainable agro-tourism and prosperous agri-food sector in Albania.”- he concluded.

State Minister for Diaspora, Pandeli Majko appreciated the support of IOM and Italian Government – via AICS Tirana, in helping with the diaspora engagement: “I deeply appreciate this Programme’s support to help consolidating a more effective approach towards the immense potential of our diaspora”.

This programme is funded by AICS and received the political support of the Italian Ministry of Foreign Affairs and International Cooperation (MAECI). It is being implemented by IOM alongside the Albanian State Ministry for Diaspora, Ministry for Europe and Foreign Affairs and Ministry of Finances and Economy and AICS.

For more information visit https://albania.iom.int/diaspora

IOM dhe AICS vijojnë mbështetjen për angazhimin e diasporës shqiptare për zhvillim të vendit

 

“Organizata Ndërkombëtare për Migracionin – agjencia e OKB për migracionin – dhe Agjencia Italiane e Bashëkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Shqipëri do të vijojnë mbështetjen për angazhimin e diasporës shqiptare për zhvillim social dhe ekonomik të vendit”. Deklarata u dha nga Drejtuesja e zyrës së IOM në Shqipëri, Znj. Alma Jani gjatë mbledhjes së partnerëve që punojnë në nxitje të angazhimit diasporës, në mjediset ku po zhvillohet Samiti i Dytë i Diasporës shqiptare në Tiranë.

Saktësisht një vit më pare, IOM dhe AICS njoftuan fillimin e Programit ‘Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë’. Programi shpalli se do të mbështeste Shqipërinë të zbatonte një qasje të plotë kundrejt angazhimit të diasporës me fokus kryesor diasporën shqiptare në Itali që numëron mbi 500 mijë shqiptarë.

Znj. Jani tha se Programi tashmë ka mbërritur në një etapë të rëndësishme: “Jemi të lumtur të vërejmë se programi jonë për angazhimin e diasporës ka sjellë rezultate konkrete: kemi ofruar mbështetje të rëndësishme në ngritjen e suksesshme të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe shumë shpejt do të kemi nje platformë inovative, ConnectAlbania, për angazhim të diasporës si agjent zhvillimi”. Në vijim, Znj. Jani tha se eksperte ndërkombëtarë dhe vendorë të IOM janë duke punuar me institucionin e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe me partnerët e tjerë që punojnë në nxitje të angazhimit diasporës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Drejtori i AICS Tirana, Z. Nino Merola gjithashtu vlerësoi arritjet e programit, duke përmendur elemente të tjerë që janë pjesë e këtij programi siç janë: hartëzimi dhe profilizimi i diasporës shqiptare dhe skema e angazhimeve profesionale në institucionet shqiptare (fellowships) për anëtarët e diasporës. Z. Merola theksoi se në kuadër të skemës së fellowship, ky program sjell një qasje të re për zhvillimin territorial, duke përmendur ndërhyrjen e programit në mbështetje të projektit të 100 fshatrave të nisur nga Qeveria e Shqipërisë. “Jemi optimistë që mbështetja e dhënë do të sjellë një ndikim të rëndësishëm për komunitetet dhe do të nxisë zhvillimin e agro-turizmit dhe sektorit agro-ushqimor në Shqipëri”- përfundoi ai.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko vlerësoi mbështetjen e IOM dhe Qeverisë së Italisë – përmes AICS Tirana për ndihmën e dhënë për angazhimin e diasporës: “E vlerësoj thellësisht mbështetjen e këtij programi në ndihmë të konsolidimit të një qasjeje me efektive ndaj potencialit të jashtëzakonshëm të diasporës tonë” – theksoi ai.

Ky program financohet nga AICS nën angazhimin politik të Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë (MAECI). Programi zbatohet nga IOM në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë dhe AICS.

Për informacion të mëtejshëm vizitoni https://albania.iom.int/diaspora