-
Who We Are
WHO WE AREThe International Organization for Migration (IOM) is part of the United Nations System as the leading inter-governmental organization promoting humane and orderly migration for the benefit of all. IOM has had a presence in Albania since 1992.
About
About
IOM Global
IOM Global
-
Our Work
Our WorkAs the leading inter-governmental organization promoting humane and orderly migration, IOM plays a key role to support the achievement of the 2030 Agenda through different areas of intervention that connect both humanitarian assistance and sustainable development. IOM Albania understands migration as both a process and a human condition, requiring facilitative actions and interventions at the level of state, community and the individual.
Cross-cutting (Global)
Cross-cutting (Global)
- Data and Resources
- Take Action
- 2030 Agenda
António Manuel de Carvalho Ferreira Vitorino zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i IOM
Gjenevë, 29 qershor 2018 - Shtetet anëtare të IOM, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim, zgjodhën António Manuel de Carvalho Ferreira Vitorino nga Portugalia si Drejtorin e ardhshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Z. Vitorino, 61 vjeç (lindur në 12 janar 1957), zëvendëson në këtë detyrë William Lacy Swing nga Shtetet e Bashkuara, i cili po largohet nga IOM pasi ka shërbyer për dy mandate pesëvjeçare si Drejtor i Përgjithshëm. Detyra e Z. Vitorino fillon më 1 tetor 2018.
Drejtori i ri i përgjithshëm i IOM është ish-Komisioner Evropian për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (1999-2004) si dhe ish-Ministër i Presidencës dhe Mbrojtjes Kombëtare (1995-1997) në Portugali. Ai gjithashtu ka gëzuar një karrierë të shquar në Portugali si avokat, dhe si i zgjedhur në funksione tëndryshme politike. Z. Vitorino u zgjodh në Parlamentin e Portugalisë më 1980. Në vitin 1983 ai u bë Sekretar i Shtetit për Çështjet Parlamentare. Ai më vonë shërbeu si Zëvendës Sekretar i Guvernatorit të Makaut deri në vitin 1989, kur u kthye në Lisbonë për t'u bërë gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, një mandat që përfundoi në vitin 1994. Më tej, ai shërbeu si Ministër i Mbrojtjes Kombëtare dhe Zëvendës Kryeministër në qeverinë e António Guterres, tani Sekretar i Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Nga viti 1999 deri në 2004 António Vitorino shërbeu si Komisioner Evropian për Drejtësi dhe Punë të Brendshme. Gjatë mandatit të tij, |Z. Vitorino mori pjesë në bisedimet që çuan në hartimin e Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian dhe Konventës për të ardhmen e Evropës. Pas daljes sw tij nga politika në vitin 2005, Vitorino u kthye në fushën ligjore, duke shërbyer si partner me firmën Cuatrecasas, Gonçalves Pereira & Associados. Vitorino ka qenë President i organizatws ‘think-tank’ Notre Europe që nga qershori i vitit 2011 dhe për shumë vite ka gëzuar një rol të si opinionist për kanalin televiziv kryesor portugez RTP 1.
António Vitorino u diplomua në fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Lisbonës në vitin 1981, si dhe ka një Diplomë Master në Shkencat Juridike dhe Politike. Z. Vitorino ka shkruar vepra mbi të Drejtën Kushtetuese, Shkencat Politike, të Drejtën e Komunitetit Evropian dhe gjithashtu ka qenë anëtar i Komitetit Hartues të Librit të Bardhë të Qeverisjes së Korporatave.
Themeluar në vitin 1951, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka mbi 10,000 vetë staf dhe mbi 400 zyra në më shumë se 150 vende. IOM është Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin dhe është organizata udhëheqëse ndërqeveritare në fushën e migracionit. Është e përkushtuar ndaj parimit për një migracion human dhe të rregullt në përfitim të migrantëve dhe shoqërisë. IOM punon me partnerët e saj në bashkësinë ndërkombëtare për të ndihmuar në përmbushjen e sfidave operacionale të migracionit, për të kuptuar më mirë çështjet e migracionit dhe për të inkurajuar zhvillimin social dhe ekonomik nëpërmjet migracionit, duke ruajtur mirëqenien dhe të drejtat e njeriut të të gjithë emigrantëve.
IOM ofron shërbime dhe këshilla për qeveritë dhe migrantët për të ndihmuar në menaxhimin e rregullt dhe human të migracionit, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet e migracionit, për të ndihmuar në kërkimin e zgjidhjeve praktike për problemet e migracionit dhe për të ofruar ndihmë humanitare për migrantët në nevojë, duke përfshirë refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
IOM mori statusin e vëzhguesit të përhershëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 1992. Një marrëveshje bashkëpunimi midis IOM-it dhe OKB-së u nënshkrua në vitin 1996. IOM u bashkua me sistemin e OKB-së si një organizatë e lidhur në shtator 2016, kur marrëveshja e përshkruar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme 70 / 296 (2016) është nënshkruar gjatë Samitit të OKB-së për Refugjatët dhe Migrantët.