Defending Migrants Rights and Dignity in Albania for 25 Years

[Versioni shqip me poshtë]

Tirana – International Migrants Day  (18 December) in Albania was celebrated by a high-level function attended by the country’s President, senior ministers and diplomats, who joined Regional Director Argentina Szabados to mark 25 years of IOM’s presence in the Balkan country.

President Ilir Meta led over 300 guests at a red-carpet reception in the centre of the capital Tirana, where a new three-year national migration strategy, elaborated with technical assistance from IOM, was launched.

“Migration is the defining trend in today’s world”, declared Ms Szabados, noting the ongoing and complex population movements in the Western Balkans. “While Albania has not been as affected by the migration crisis as its neighbours, migration is still a dominant theme, with one third of your population living outside your borders, remitting more than 600 million Euro every year.”

She congratulated the Government and its partners on their constructive focus on the issue of migration, which she said reflected the spirit of cooperation and multilateralism which brought the Global Compact for Migration into existence.

Addressing the gathering, President Meta revisited themes he addressed in his speech to the special United Nations meeting in Marrakesh, Morocco earlier this month, when the Global Compact for Migration was formally adopted.

“All countries, whether origin, transit or destination, are touched by migration,” he said, adding that Albania’s experience showed that “we can only treat this phenomenon in partnership, because it is a very difficult and complex process. It is about human rights, children's rights, border management, financial costs, social cohesion, and sovereignty.”

The President cautioned against “allowing ourselves to be weakened by human mobility. Rather, we need to be empowered by creating a more humane, more dignified and secure mechanism to govern migration.”

IOM Albania’s Head of Office, Alma Jani, presented partners, including the EU, government officials, UN and NGOs with commemorative plaques.

Closing the event, Regional Director Szabados stressed the theme of International Migrants Day:

“Migrants rights are the same as ours, and on International Migrants Day we are calling for all migrants to be treated with dignity and respect for their human rights.”

For more information please contact Guri Daco at gdaco@iom.int, tel  +355 69 2223999

 

Njoftim për mediat

25 Vite në mbrotje të të Drejtave dhe Dinjitetit të Migrantëve në Shqipëri

 

Tiranë, 18 Dhjetor 2018: Dita Ndërkombëtare e Migrantëve në Shqipëri u festua me një aktivitet të nivelit të lartë ku morën pjesë Presidenti i vendit, Ilir Meta, Zv. Kryeministrja Senida Mesi, ministra dhe diplomatë, të cilët u bashkuan me Drejtoren Rajonale të IOM, Argentina Szabados për të shënuar 25 vjetorin e pranisë së IOM-it në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta udhëhoqi mbi 300 të ftuar në një pritje në Tiranë, ku u shpall Strategjia e re Kombëtare e Qeverisjes së Migracionit, e hartuar me asistencën teknike të IOM.

“Migracioni është tendenca përcaktuese e botës sot", tha zonja Szabados, duke vënë në dukje lëvizjet e vazhdueshme dhe komplekse të popullsisë në Ballkanin Perëndimor. "Ndonëse Shqipëria nuk ka qenë aq e prekur nga kriza migratore si fqinjët e saj, migracioni është ende një temë dominuese, me një të tretën e popullsisë së Shqipërisë që jeton jashtë kufijve, duke dërguar në shtëpi më shumë se 600 milionë euro çdo vit".

Ajo përgëzoi Qeverinë dhe partnerët e saj për fokusin e tyre konstruktiv në çështjet e migracionit, që u reflektua në frymën e bashkëpunimit dhe multi-lateralizmit që solli në ekzistencë Paktin Global për Migracionin.

Duke iu drejtuar të ftuarve, Presidenti Meta ritheksoi mbështetjen për Paktin Global, shprehur rishtazi në konferencën ndërqeveritare të Kombeve të Bashkuara në Marrakesh, Marok në 10 Dhjetor, ku u miratua zyrtarisht Pakti Global për Migracionin.

"Të gjitha vendet; qoftë të origjinës, tranzitit apo destinacionit, preken nga migracioni", tha ai, duke shtuar se përvoja e Shqipërisë tregoi se "ne mund ta trajtojmë këtë fenomen vetëm në partneritet, pasi është një proces shumë i vështirë dhe kompleks. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, menaxhimin e kufijve, kosto financiare, kohezioni social dhe sovraniteti".

Presidenti tërhoqi vëmendjen se "nuk duhet t’i lejojmë vetes të dobësohemi nga lëvizshmëria njerëzore. Përkundrazi, ne duhet të fuqizohemi duke krijuar një mekanizëm më njerëzor, më të denjë dhe më të sigurt për të qeverisur migracionin ".

Drejtuesja e zyrës së IOM në Shqipëri, Alma Jani, theksoi se: “IOM është bërë një nga partnerët ndërkombëtarë kryesorë të Qeverisë së Shqipërisë, duke mbështetur zhvillimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të saj për qeverisjen e migracionit në përputhje me përparësitë e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian”.

Si kujtim për 25 vjetorin, IOM i akordoi partnerëve kryesorë, si BE, institucioneve qeveritare, OKB dhe OJF-ve, simbole mirënjohjeje për kontributin në menaxhimin e migracionit në të mirë të gjithë shoqërisë.

Në mbyllje të eventit, drejtoresha rajonale Szabados theksoi temën e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve: "Të drejtat e migrantëve janë të njëjta me tonat dhe në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve bëjmë thirrje që të gjithë migrantët të trajtohen me dinjitet dhe respekt për të drejtat e tyre njerëzore".

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Guri Daco, email gdaco@iom.int, tel +355692223999